Hymni i
Flamurit
Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë
dhe një qëllim,
Të gjithë Atij duke iu betuar,
Të lidhim besën për
shpëtim.
Prej lufte veç ay largohet,
Që është lindur
tradhëtor,
Kush është burrë nuk friksohet,
Po vdes, po vdes si një
dëshmor.
Në dorë armët do t'i mbajmë,
Të mbrojmë Atdheun në çdo
vend,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
Këtu armiqtë s'kanë vend.
Se
Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhé,
Po Shqipëria do të
rrojë,
Për te, për te luftojmë ne.

